'Bomba' po vjen, Eri hedh thumba pasi Mevlani dhe Ledjana u deklaruan për njëri-tjetrin: 'Për dy javë do dalin çift bashkë!'
Ledjana dhe Mevlani u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në program. Si fillim ishte Mevlani ai që i tha Ledjanës në takim se do jetë vetëm e fokusuar tek ajo këtej e tutje. Të njëjtën gjë pohoi edhe brunia bukuroshe në studio dhe më pas u ngrit dhe i dhuroi një puthje në faqe Mevlanit. (KLIKO)
Ndërkohë pas kësaj ngjarje nuk mungoi as reagimi i Eri Agës, ish-konkurrentit të “Për’puthen”, që kishte zhviilluar një takim me Ledjanën në emision. I ftuar pak ditë më parë në emisionin “Express Rozë”, Eri tha se Ledjana i ka pohuar me gojën e saj se nuk ka ndjenja për Mevlanin dhe se e gjithë historia e tyre është përgatitur me skenar. Gjithashtu ai shtoi se për 2 javë Ledjana dhe Mevlani do dalin çift, sepse i pëlqen publiku.
“Unë arrita ta pëlqeja Ledjanën, sepse vetëm ajo më tërhiqte si vajzë. Unë prandaj them që janë të gjitha të planifikuara, sepse kur kam bërë takimin e dytë me Ledjanën e pyeta a ke ndjenja për Mevlanin, që dhe unë të tërhiqesha. Jo më tha nuk kam ndjenja dhe mu betua për vëllain, për familjen. Ndërsa tani kur vjen puna puthet me Mevlanin për shoë. Lidhja e tyre është skenar, ata për dy javë do dalin çift bashkë”, tregoi Eri.