Ai akuzoi Ledjanën teksa tregoi se ajo nuk ka ndjenja për Mevlanin dhe se gjithçka që ndodh në lidhje me dyshen, është një show dhe aktrim.
“Unë arrita ta pëlqeja Ledjanën, sepse vetëm ajo më tërhiqte si vajzë. Unë prandaj them që janë të gjitha të planifikuara, sepse kur kam bërë takimin e dytë me Ledjanën e pyeta a ke ndjenja për Mevlanin, që dhe unë të tërhiqesha. Jo më tha nuk kam ndjenja dhe mu betua për vëllain, për familjen. Ndërsa tani kur vjen puna puthet me Mevlanin për show. Lidhja e tyre është skenar, ata për dy javë do dalin çift bashkë”, tha Eri.
Madje Eri shtoi se Ledjana është në një lidhje jashtë programit.
Dhe pse këto deklarata kanë qarkulluar prej kohësh në rrjet, Ledjana duket se tani ka vendosur të reagojë në lidhje me këtë deklaratë të Erit.
Ishte pikërisht një mini-intervistë me ndjekësit që Ledjana zhvilloi në llogarinë e saj në Instagram, ajo çfarë e nxiti konkurrente të fliste në lidhje me këtë çështje.
“Më keni pyetur shumë në lidhje me këtë çështje ndaj do iu përgjigjem që të hiqni çdo dyshim që keni. Për Erin ruaj një respekt të veçantë, madje e kam shprehur dhe në studio që nuk kam qenë dakort me largimin e tij. Ajo çfarë më bëri më tepër përshtypje nuk ishte fakti që tha unë s’kam ndjenja për Mevlanin (fundja askush nuk është në zemrën time për të parë se çfarë ndiej unë), por bindja e tij që unë kam një lidhje jashtë. Mendoj se është më e rëndësishme që të fokusoheni tek vetja dhe përditshmëria juaj sesa të thoni diçka sa për tu bërë lajm”, ka shkruar Ledjana.
ERI ËSHT PËR SHOW JO LEDIANA DHE MEVLI
ReplyDeleteERI DO THJESH VEMENDJE NGA TE TJERET MOS I BESONI ERIT THJESHT XHELOZIA E E TIJ NGA LEDIANA QE PUTHI MEVLANIN E BEN ATE SKANDALOZ😌BERI MIR QE U LARGUA NGA PERPUTHEN SE NUK E DURON ASNJE DHE VET ERI EDI QE E URREJN TE GJITH...LEPURUSHI(ERI) I VOGEL😌